Select Page

Pochettino nuk shqetësohet për shkarkimin, përkundër rezultateve negative

Pochettino nuk shqetësohet për shkarkimin, përkundër rezultateve negative

19:30 | 5 Tetor 2019

Mauricio Pochettino duket se nuk është duke u shqetësuar fare për faktin se mund të shkarkohet.

Tottenham Hotspur ka kaluar nëpër një javë horror, duke pësuar humbje të tmerrshme në Ligën e Kampionëve kundër Bayern, me rezultatin 7:2, si dhe duke u mposhtur nga Brighton me rezultatin 3:0.

Humbja e pësuar sot nga Brighton, është e pesta e këtij sezoni për Tottenham, duke bërë që emri i Pochettino të fillojë të lidhet me një shkarkim të mundshëm. Por, argjentinasi nuk është i shqetësuar për gjërat që mund të ndodhin.

“Jo, nuk jam i shqetësuar. Ajo që më shqetëson është jeta, jo futbolli” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua ta keqkuptoni, më frikëson jeta – jo futbolli. Në futboll duhet të jesh i fortë dhe të marrësh vendime, si dhe të tregosh fytyrën kur gjërat nuk janë mirë” ka shtuar tutje trajneri i Spurs.

Mbetet të shihet nëse Pochettino mund ta kthejë situatën në favor, ose nëse ai do të përballet me shkarkimin. /Lajmi.net/