Select Page

Përkeqësohet gjendja e futbollistist shqiptar, detajet e fundit nga spitali

Përkeqësohet gjendja e futbollistist shqiptar, detajet e fundit nga spitali

23:21 | 6 Tetor 2019

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit të tij.

Teqja fatmirësisht para se të përfundonte në tokë, është përplasur me një pemë dhe më pas me disa tenda që ishin poshtë pallatit dhe nuk ka ndërruar jetë.

Teksa sot u njoftua se ai e kishte kaluar rrezikun për jetë, disa orë më parë ai është futur në reanimacion pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije që ai ka probleme me mushkëritë.