Select Page

Pas pensionimit, Marchisio zbulon pendimin më të madh në karrierën e tij

Pas pensionimit, Marchisio zbulon pendimin më të madh në karrierën e tij

17:21 | 3 Tetor 2019

Sot, Claudio Marchisio është pensionuar edhe zyrtarisht nga karriera e tij prej futbollisti.

Pas pensionimit të tij, mesfushori italian ka zbuluar dy pendimet e tij më të mëdha nga karriera e pasur.

Dështimi për të fituar Ligën e Kampionëve si dhe Kampionatin Evropian 2012 me Italinë, janë dy pendimet e lojtarit.

“Pendimi im është që nuk kam fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian me skuadrën kombëtare” ka thënë italiani, transmeton lajmi.net.

“Do të doja që të përsërisja finalen e Berlinit, kundër Barcelonës. Kurse, sa i përket të ardhmes, nuk përjashtoj asgjë” shtoi Marchisio.

Claudio Marchisio ka kaluar pjesën më të mirë të karrierës me skuadrën e Juventus, duke dominuar Serie A. /Lajmi.net/