Select Page

Paratë mbi të gjitha – ‘El Clasico’ zhvillohet në një orar të çuditshëm

Paratë mbi të gjitha – ‘El Clasico’ zhvillohet në një orar të çuditshëm

19:12 | 25 Shtator 2019

Është e ditur se ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit janë ngjarje globale që tërheqin audiencë nga e gjithë bota.

Këtë sezon, është vendosur që ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit, e planifikuar për 26 tetor në ‘Camp Nou’, të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Nuk janë të shpeshta rastet kur këto dy skuadra zhvillojnë ndeshje në një orar kaq të papërshtatshëm.

Arsyeja e gjithë kësaj, janë të drejtat televizive në Azi, më saktë në Kinë, Japoni dhe Indonezi, ku këto dy skuadra kanë numër të madh tifozësh.

Kjo nuk është hera e parë që një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet në këtë orar.

Diçka të njëjtë kemi përjetuar edhe dy vjet më parë, ku Barcelona mposhti 3:0 Real Madridin./Lajmi.net/