Select Page

“Ozil nuk e meriton të luajë për Arsenalin”

“Ozil nuk e meriton të luajë për Arsenalin”

8:10 | 4 Tetor 2019

Unai Emery ka thënë se lojtarët tjerë e meritojnë një vend më shumë sesa Mesut Ozil në skuadrën e Arsenal.

Ish reprezentuesi gjerman është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës që Arsenal e fitoi 4:0 ndaj Standard Liege, ndërsa nuk ishte përfshirë as në barazimin 1:1 kundër Manchester United.

“Unë jam duke u menduar çdo herë që të vendos për lojtarët më të mirë për secilën ndeshje dhe lojtarët më të mirë në skuadër të luajnë dhe të na ndihmojnë neve”, ka deklaruar Emery, përcjell lajmi.net.

“Kur kam vendosur që ai të mos jetë në skuadër, është sepse mendoj se dikush tjetër e meriton më shumë se ai të luajë”.

“Të dielën kemi një lojë tjetër, dhe ne do të vendosim sërish njëjtë”./Lajmi.net/