Select Page

Owen me kritika të ashpra për Man Utd

Owen me kritika të ashpra për Man Utd

23:53 | 3 Tetor 2019

Ish sulmuesi i Anglisë, Michael Owen, ka etiketuar skuadrën e Manchester United si më të keqen për dekada.

Ole Gunnar Solskjaer ka parë t’i largohen nga skuadra emra të mëdhenj si Romelu Lukaku, Alexis Sanchez dhe Anderr Herrera, ndërsa ka vendosur të investojë në lojtarët e rinj britanik.

Manchester United kanë nisur sezonin e ri si mos më keq në Premierligë, duke u renditur vetëm në vendin e dhjetë me 12 pikë më pak se Liverpool.

“Po, do të thoja se Manchester United tani janë një ekip i mesit të tabelës. Unë nuk mendoj se ata do të jenë në gjashtë të parët këtë sezon”, ka deklaruar Owen, përcjell lajmi.net.

“Kjo duhet të jetë skuadra më e keqe e Manchester United për dekada. Që nga koha para se Alex Ferguson të merrte drejtimin e skuadrës”./Lajmi.net/