Select Page

Odegaard në formë të shkëlqyer, por Real Madrid kanë tjera plane

Odegaard në formë të shkëlqyer, por Real Madrid kanë tjera plane

19:30 | 28 Shtator 2019

martin-oegaard-real-sociedad-2019_zufjit3sf9ab1rk9mmwfkj887

Martin Odegaard nuk është pjesë e planeve të Real Madrid.

Ylli norvegjez, Odegaard, po kalon në një formë të jashtëzakonshme në huazimin e tij tek skuadra e Real Sociedad.

Mesfushori ka nxitur reagime të shumta gjatë kësaj jave me një asistim të dhuruar në ndeshjen e fundit , ku ka paraqitur vizionin e tij të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, edhe përkundër këtyre performancave të mira, ‘Marca’ shkruan se Real Madrid nuk janë duke konsideruar ta rikthejnë lojtarin nga huazimi.

Norvegjezi i cili mbush 21 vite gjatë muajit dhjetor ka ngecur shumë në ‘Bernabeu’, por ai po lë gjurmë në La Liga me Sociedadin.

Zidane nuk ka plane që ta rikthejë lojtarin gjatë muajit janar, kështu që ai do të vazhdojë të fitojë eksperiencën me skuadrën e Real Sociedad. /Lajmi.net/