Select Page

Nuk ka fitues në derbin e Turqisë – nuk ka gol për Muriqin

Nuk ka fitues në derbin e Turqisë – nuk ka gol për Muriqin

20:54 | 28 Shtator 2019

Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce është mbyllur pa fitues.

Galata dhe Fener janë ndarë në paqe, me rezultatin e barabartë 0:0, raporton lajmi.net.

Dy gjigantët e futbollit turk janë përballur në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Turqisë, për të ndarë pikët me njëra tjetrën.

Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta  edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili për fat të keq, nuk arriti të gjente rrugën e golit.

Me pikët e ndara nga derbi, Fenerbahce mban pozitën e dytë me 10 pikë në tabelë, kurse Galata qëndron në pozitën shtatë, me 8 pikë të grumbulluara, por të dy skuadrat kanë vetëm pesë ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/