Select Page

Nga ushqimet e përzgjedhura te gjumi, kuriozitete nga jeta e Ronaldos

Nga ushqimet e përzgjedhura te gjumi, kuriozitete nga jeta e Ronaldos

18:18 | 2 Tetor 2019

Të gjitha femrat në botë do të donin të kishin në krah një si Cristiano Ronaldo: i pashëm, i pasur dhe i famshëm. Për të qenë i suksesshëm në futboll, CR7 i kushton rëndësi të veçantë ushqimit.

Në tavolinën e ushqimit të Ronaldos nuk lejohet pijet alkoolike të çdo lloji, vetëm lëng frutash të freskëta dhe ujë, të paktën dy litra në ditë, dhe jo më shumë se gjoks pule të pjekur në skarë, pa vaj dhe kripë.

“Ylli” portugez kujdeset në mënyrë të veçantë për trupin e tij, pra edhe për ato me të cilat ushqehet: proteinat, fibrat, çereali, vitamina dhe kripëra minerale. Konsumon 6 vakte të vogla, në distancë 3-4 orë, për ta mbajtur metabolizmin e trupit gjithmonë aktiv dhe për të patur energjitë e duhura për stërvitje.

Është 1 metër e 87 centimetra, peshon 84 kg dhe ka trupin e një 24-vjeçari. Po Georgina? Nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përshtatet. Këtë duhet ta bëjnë edhe të ftuarit. Di diçka Patrice Evra, ish-shoku i tij i skuadrës te Mancheser United, që dikur rrëfeu për një darkë me mish pule, sallatë dhe ujë. Më pas zhonglime të topit dhe not në pishinë.

Një tjetër pikë e fortë e portugezit është stërvitja. Në 5 nga 7 ditë të javës shkon në palestër, vrapon dhe shkon në pishinë. Edhe për gjumin Ronaldo ndjek një program të specifikuar, fle 7 orë e gjysmë në ditë, të ndarë në 5 herë nga 90 minuta, për të mbajtur metabolizmin aktiv.

Pyetja për ata që ëndërrojnë të kenë në krah një si Ronaldo është: A jeni ende të sigurt se mund të përshtateni me jetën e tij?/SS/