Select Page

Neymar për raportin me tifozët e PSG: Është sikur me gruan, ndonjëherë ‘përlahesh’

Neymar për raportin me tifozët e PSG: Është sikur me gruan, ndonjëherë ‘përlahesh’

9:29 | 29 Shtator 2019

Neymar është rikthyer për të shkëlqyer me skuadrën e Paris Saint Germain, duke bërë heroin në tri ndeshjet e fundit.

Ylli brazilian ka gjetur përsëri rrugën e golit për skuadrën e tij, duke i siguruar tri pikët e radhës, por raporti i tij me tifozët mbetet në pikëpyetje.

Neymar përcillet me vërshëllima herë pas here, pas ngjarjeve të krijuara gjatë verës, me lojtarin që insistonte rikthimin tek Barcelona.

Megjithatë, këto mos pajtime, Neymar i ka krahasuar me ato që ndodhin në një lidhje bashkëshortore.

“Është sikur me gratë. Ndonjëherë përlaheni dhe kaloni kohë pa folur” ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, me dashurinë, ktheheni në normalitet. Jam këtu për të ndihmuar PSG dhe do të jap shpirtin në fushë” ka thënë tutje braziliani.

Neymar nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, pasi është i suspenduar. /Lajmi.net/