Select Page

Ndodhë në Tetovë, djali ia vjedh babait 85 mijë euro

Ndodhë në Tetovë, djali ia vjedh babait 85 mijë euro

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër një 25-vjeçari nga Janqishtja e Tetovës, pasi dyshohet se i njëjti për tre javë kishte grabitur rreth 5.199.000 denarë, ose 85 mijë euro, nga një kasë metalike në shtëpinë e tij. Rasti në polici ishte paraqitur para dy dite.
“Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë ka zbardhur plotësisht vjedhjen e rëndë që ishte raportuar më 6 tetor të këtij viti nga 51-vjeçari T.S. nga fshati Jançishte i Tetovës, ndërsa do të ngritët padi kundër djalit të tij, 25-vjeçarit R.S., në bazë të nenit 236 nga Kodi Penal”, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë.