Select Page

Napoli merr tri pikë kundër Brescia, ndjek Interin e Juventusin

Napoli merr tri pikë kundër Brescia, ndjek Interin e Juventusin

14:27 | 29 Shtator 2019

Skuadra e Napoli ka fituar tri pikë nga përballja me Brescia.

Java e gjashtë e Serie A është mbyllur me tri pikë për skuadrën e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, raporton lajmi.net.

Ndeshja mes Napoli dhe Brescia u zhbllokua qysh në minutën e 13’, kur Dries Mertens gjeti rrugën e golit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Kostas Manolas u përkujdes që të shënonte edhe golin që dyfishoi epërsinë  e Napolit.

Në pjesën e dytë, ishte Mario Balotelli ai që gjeti rrugën e golit, pas asistimit të Sandro Tonali, në minutën e 67’, por kjo ishte krejt çka Brescia arriti.

Vlen të cekët edhe fakti që Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë, në minutën e 78’ të takimit.

Me fitoren e shënuar sot, Napoli grumbullon 12 pikë, gjashtë më pak sesa Inter si lider i tabelës dhe katër më pak se Juventus në pozitën e dytë. /Lajmi.net/