Select Page

Muriqit i rritet vlera 320 për qind

Muriqit i rritet vlera 320 për qind

10:18 | 5 Tetor 2019

Vedat Muriqi po rritet dita e ditës.

Sulmuesi nga Prizreni është futbollisti me rritjen më të madhe te Kosova në kohën e fundit, si nga paraqitjet në fushë, ashtu edhe nga vlera në tregun e transferimeve.

25 vjeçarit që këtë verë iu bashkua Fenerbahces, i është rritur vlera në ‘Transfermarkt’ për 320 për qind.

Me 4 qershor në ‘Transfermakrt’, vlera e Muriqit ka qenë hiq më shumë se 2.5 milionë euro, ndërsa në përditësimin e fundit të bërë më 4 tetor, vlera e yllit të Kosovës është rritur në 8 milionë euro.

Kjo rritje e çmimit në përqindje, llogaritet 320 për qind.

Paraqitjet e mira te Fenerbahce kanë bërë që Vedat Muriqi të ngjallë interesimin edhe të gjigantëve të Evropës, veçanërisht të Juventus dhe Manchester United./Lajmi.net/