Select Page

Mourinho nuk beson në rikthimin në Serie A

Mourinho nuk beson në rikthimin në Serie A

13:49 | 30 Shtator 2019

Jose Mourinho nuk është duke menduar një rikthim në Serie A.

Tashmë disa muaj i papunë, Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre për ta udhëhequr, por duket se nuk ka sytë kah Serie A.

Inter është shtëpia e portugezit, siç ka thënë ai, por rikthimi në Serie A nuk është në planet e tij.

“Inter është shtëpia ime dhe Moratti është presidenti dhe shoku im. Ai është si familje për mua, dhe kur them familje, e mendoj saktësisht fjalën familje” ka thënë Mourinho,transmeton lajmi.net.

“Ka tashmë shtatë apo tetë muaj që jam papunë, por vërtetë unë nuk e mendoj një rikthim në Serie A” ka shtuar tutje portugezi.

Emri i Mourinho së fundmi është lidhur me një rikthim të mundshëm tek Real Madrid, pas presionit të shtuar mbi Zidane, me Real Madrid që nuk ka pasur një start aq të mirë këtë fillim sezoni. /Lajmi.net/