Select Page

Mourinho dëshiron rikthimin, tashmë ka zgjedhur edhe skuadrën

Mourinho dëshiron rikthimin, tashmë ka zgjedhur edhe skuadrën

8:28 | 28 Shtator 2019

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet te Real Madrid sipas ‘Goal’, me portugezin që tashmë ka refuzuar disa oferta që nga largimi nga Manchester United.

Mourinho është larguar nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018, duke u shkarkuar shkaku i një fillimi të dobët të sezonit në Premierligë.

Ai që nga ajo kohë është paraqitur si ekspert në disa televizione, ndërsa po pret punën e tij të radhës, por burimet i kanë thënë ‘Goal’-it, se portugezi do të ishte shumë i interesuar nëse do t’i vinte një thirrje nga Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Mes muajve maj dhe shtator, Jose Mourinho ka refuzuar oferta nga Monaco, Lille, Wolfsburg, Schalke dhe Milan.

Tekniku portugez gjatë asaj kohe, kishte sytë e fiksuar në tri klube, si PSG, Juventus dhe Bayern Munich./Lajmi.net/