Select Page

Milan vihet pas Spalletit, e do me çdo kusht

Milan vihet pas Spalletit, e do me çdo kusht

17:30 | 7 Tetor 2019

Luciano Spalletti është në radarin e skuadrës së Milan.

Starti i dobët të sezonit të ri ka bërë që Marco Giampaolo të mos ketë më besimin e bordit drejtues të Milan.

‘Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Corriere dello Sport’ shkruajnë se Milan është duke shtyrë me shumë forcë që të arrijë marrëveshje personale me Spalletti, transmeton lajmi.net.

‘Rosoneri’ do të kenë punë të vështirë pasi fillimisht duhet të lirojnë trajnerin nga kontrata e tij me ‘Zi kaltrit’ e Inter.

60 vjeçari u largua nga Inter në fundin e sezonit të kaluar, pasi përfundoi në pozitën e katërt në Serie A, por kontrata e tij është valide deri në vitin 2021. /Lajmi.net/