Select Page

Milan në kaos, pesë trajnerë e refuzojnë brenda 48 orëve

Milan në kaos, pesë trajnerë e refuzojnë brenda 48 orëve

16:41 | 1 Tetor 2019

Milan aktualisht është në një gjendje të tmerrshme.

Trajneri Marco Giampaolo është gati të pushohet nga puna pas humbjes të katërt në Serie A, pas vetëm gjashtë xhirove të zhvilluara.

Milan së fundi u mposht 1:3 nga Fiorentina në ‘San Siro’, gjë që e ka detyruar Paolo Maldinin dhe Zvonimir Bobanin që të nisin punën për të gjetur një trajner të ri.

Është e çuditshme që brenda 48 orëve, pesë trajner kanë refuzuar Milanin.

Maldinin dhe Boban kanë kontaktuar me Andriy Shevchenko, Massimiliano Allegrin, Gennaro Gattuson, Claudio Ranierin dhe Luciano Splalletin, dhe të pesë këta kanë refuzuar Milanin./Lajmi.net/