Select Page

Milan kërcënon me shkarkim Giampaolon

Milan kërcënon me shkarkim Giampaolon

19:29 | 24 Shtator 2019

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, ka tri ndeshje kohë për të shpëtuar punën e tij.

‘Calciomercato’ raporton se Milan i ka dhënë një afat të caktuar trajnerit të tyre për të sjellë rezultate.

Giampaolo mori përsipër Milanin këtë verë, duke u larguar nga Sampdoria.

Starti i tij në ‘San Siro’, nuk ka qenë i mirë, ndërsa në fundjavë është mposhtur nga rivalët lokal, Interi, me rezultat 2:0.

Shefat e Milanit, Zvonomir Boban dhe Paolo Maldini, raportohet se nuk janë të kënaqur me punën e Giampaolos, duke i dhënë këtij të fundit një afat të shkurtër për t’i përmirësuar gjërat./Lajmi.net/