Select Page

Miami Heat vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Spoelstra

Miami Heat vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Spoelstra

23:25 | 28 Shtator 2019

Skuadra e Miami Heat ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me trajnerin Spoelstra.

Erik Spoelstra i është besuar rinovimi i kontratës nga skuadra e Miami Heat, sipas raportimeve të gazetarit të ‘ESPN’, Adrian Wojnarowski, transmeton lajmi.net.

Heat janë pajtuar për rinovimin e kontratës me trajnerin që udhëhoqi skuadrën drejt dy titujve të kampionit, gjatë kohës kur LeBron James, Dwyane Wade e Chris Bosh mbronin ngjyrat e Miami.

Spoelstra është trajneri i dytë që ka periudhën më të gjatë me një skuadër (trajnerët aktual), pas Greg Popovich (San Antonio Spurs). /Lajmi.net/