Select Page

“Messi është bishë, por Ronaldo është më i kompletuari”

“Messi është bishë, por Ronaldo është më i kompletuari”

11:15 | 30 Shtator 2019

Debati më i madh në botën e futbollit po vazhdon; Messi apo Ronaldo?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, por dilema më e madhe tek tifozët e këtij sporti është se cili nga ta është më i mirë.

Këtij debati i është futur edhe ylli indian, Virat Kohli, i cili ka dhënë një mendim të tijin lidhur me dyshen fantastike të futbollit.

“Pyetje e vështirë. Por, them se Ronaldo është lojtari më i kompletuar që kam parë” ka thënë Kohli për ‘Times of India’, transmeton lajmi.net.

“Edhe nëse është me këmbën e majtë apo të djathtë, shpejtësi, driblim, ai është i jashtëzakonshëm. Nuk kam parë golashënues më të mirë” ka thënë tutje indiani.

“Ai revolucionoi sportin dhe të gjithë e ndjekën atë. Vendi i tij është special, por nëse do duhej të merrja njërin në skuadrën time, do të ishte Cristiano. Është preferencë personale.”

“Messi është bishë, talent absolut natyral, dhe aftësitë e tij janë të pakrahasueshme. Për mua, çfarë qëndron mbi të gjitha është aftësia e tyre për të dhënë maksimumin në secilin minutë të ndeshjes. Ronaldo qëndron mbi të tjerët. Të luash në nivelin më të lartë… të gjithë kanë talent, por vullneti që ka Ronaldo është diçka tjetër” ka shtuar ndër të tjerash ylli i kriketit.

Messi ka fituar duelin e fundit me Ronaldon, në kuadër të ‘ The Best FIFA Football Awards’, kur është shpallur lojtari më i mirë i vitit. /Lajmi.net/