Select Page

Messi befason: Dëshiroja largimin në vitin 2017, por s’kisha oferta

Messi befason: Dëshiroja largimin në vitin 2017, por s’kisha oferta

13:21 | 9 Tetor 2019

Lionel Messi ka zbuluar se ai dëshironte të largohej nga Barcelona gjatë problemeve që pati me qeverinë spanjolle për taksën prej 3 milionë eurove – dhe ishte vetëm mungesa e ofertave nga diku tjetër që e mbajti atë në klub.

Messi ka luajtur për Barcën për tërë karrierën e tij profesionale, dhe shpesh ka folur për dëshirën e tij për të qenë një njeri me një klub, por mund të kishte qenë e gjitha shumë ndryshe nëse do vinte një ofertë në verën e vitit 2017.

Duke folur në një intervistë për RAC1, argjentinasi tha: ”Në atë kohë, me problemet me shtetin, unë doja të largohesha, jo sepse doja të largohesha nga Barça, por duke dashur të largohesha nga Spanja”, transmeton lajmi.net.

”Ndjeva se po keqtrajtohesha dhe nuk doja të qëndroja këtu. Unë kurrë nuk kam pasur një ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin idenë time për të qëndruar këtu”.

Kur shtyu më tej çështjen e tij të mashtrimit tatimor, që u dënua me gjobë prej 223 mijë funteve, ai shtoi: ”Ishte shumë e vështirë për mua dhe familjen time sepse njerëzit nuk dinë shumë për atë që po ndodh”.

”E vërteta është se ishte e vështirë për çdo gjë që ndodhi, por është më mirë që fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e dinin”, rrëfeu ai. /Lajmi.net/