Select Page

Mësohet arsyeja pse portieri i Partizanit u hodh nga kati i 6-të

Mësohet arsyeja pse portieri i Partizanit u hodh nga kati i 6-të

14:30 | 6 Tetor 2019

Mediet në Shqipëri kanë zbuluar arsyen pse portieri i Partizanit është hedhur nga kati i gjashtë, pas ndeshjes ndaj Teutës.

Aldo Teqja, i cili mbron portën e Partizanit të Tiranës, po zhvillon betejë me jetën, pasi ka pësuar dëmtime kur është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë.

Portieri ka pësuar dëmtime në mushkëri, por mjekët thonë se rreziku për jetë tashmë ka kaluar.

Burime të medieve shqiptare nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina, përcjell lajmi.net.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Dyshimet janë se portieri mund të ketë pasur zënkë me gruan, gjë që mund ta ketë shtyrë atë për vendimin e gabuar. /Lajmi.net/