Select Page

MD: Real po negocion për transferimin më të madh të sezonit

MD: Real po negocion për transferimin më të madh të sezonit

17:30 | 24 Shtator 2019

Real Madrid po negocion për transferimin e një futbollistit të madh.

Siç raporton Mundo Deportivo, Real Madrid janë duke monitoruar situatën e Raheem Sterling te Manchester City, duke kërkuar transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

E njëjta medie raporton se përfaqësuesit e lojtarit janë takuar me drejtues të Real Madridit, për të negociuar një marrëveshje të mundshme.

Sterling raportohet se është i lumtur te Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në kryeqytetin spanjoll, nëse nuk fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon me Manchester Cityn.

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro për reprezentuesin anglez./Lajmi.net/