Select Page

Marchisio befason të gjithë me këtë vendim

Marchisio befason të gjithë me këtë vendim

15:32 | 2 Tetor 2019

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka vendosur të njoftojë nesër pensionimin e tij nga futbolli profesional.

Marchisio do të zhvillojë nesër pasdite një konferencë për shtyp në ‘Juventus Stadium’, me indikacionin se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës.

Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport raporton se 33-vjeçari do të konfirmojë pensionimin nga futbolli profesional, përcjell lajmi.net.

Ish-reprezentuesi italian kishte qenë e lidhur me kalimin te Rangers dhe Monaco, si dhe disa klube në Kinë dhe Brazil.

Pavarësisht kësaj, dëmtimet shkatërruan sezonin e tij të fundit te Juve, ndërsa problemet me gjurit e detyruan atë të largohej nga Zenit St Petersburg në gusht.

Marchisio tani mund të jetë gati të ndjek gjurmët e Andrea Barzagli dhe të kthehej në Torino për një rol jashtë fushës së blertë. /Lajmi.net/