Select Page

Marc Gasol shkruan historinë me Spanjën pas triumfit në finale

Marc Gasol shkruan historinë me Spanjën pas triumfit në finale

19:09 | 15 Shtator 2019

Spanja triumfoi në finalen e Kupës së Botës në basketboll ndaj Argjentinës me rezultat bindës 95-75.

Spanjollët zhvilluan një ndeshje të madhe, pavarësisht insistimit të argjentinasëve që nuk arritën ta realizonin ëndrrën e madhe.

Gjithsesi, në këtë takim qendra e Spanjës Marc Gasol shkroi historinë në basketboll, përcjell lajmi.net.

Gasol është bërë lojtari i parë (jo-amerikan) që ka fituar titullin e kampionit në NBA dhe Kupën e Botës, në të njëjtin vit.

Gasol është shpallur këtë vit kampion i NBA, me skuadrën e Toronto Raptors, duke ndalur dominimin e Golden State. /Lajmi.net/