Select Page

Man Utd gjen trajnerin e ri

Man Utd gjen trajnerin e ri

17:30 | 9 Tetor 2019

Manchester United po mendon seriozisht për pasuesin e Ole Gunnar Solskjaer.

Starti i dobët në Premierligë, dy fitore në tetë ndeshje dhe renditja në vendin e 12, kanë bërë që ‘Djajtë e Kuq’ ta mendojnë shkarkimin e trajnerit norvegjez.

Manchester United vazhdon të vuaj në gjetjen e një trajneri ideal që nga largimi i Sir Alex Feruson, ku ka ndërruar shumë trajnerë, si David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho.

‘DailyMail’ raporton se emri i radhës që mund të zbresë në ‘Old Trafford’ është ai i Julian Nagelsmann.

32 vjeçari gjerman, një trajner reformues për futbollin në mënyrën se si punon, mund të jetë emri i ri që mund t’i besohet drejtimi i Manchester United.

Nagelsmann pas tri sezoneve te Hoffenheim, këtë sezon i është bashkuar RB Leipzig./Lajmi.net/