Select Page

Man City mendon për zëvendësuesin e Guardiolas, befason me emrin

Man City mendon për zëvendësuesin e Guardiolas, befason me emrin

22:24 | 29 Shtator 2019

Manchester City raportohet se po planifikon jetën pas Pep Guardiolas, kontrata e të cilit në klub përfundon në 2021.

Trajneri katalanas është në sezonin e tij të katërt si menaxher i Cityt dhe, duke parë kohën e tij me Barcelonën dhe Bayern Munich, ai rrallë qëndron në një vend për shumë kohë.

Sipas Daily Mirror, City po mendon për Giovanni van Bronckhort për të pasuar Guardiola në ‘Etihad’, transmeton lajmi.net.

Hollandezi ka pranuar një rol të brendshëm në kampionët e Premierligës dhe, megjithëse nuk ka ndonjë marrëveshje që ai të marrë detyrën e Guardiolas, City dëshiron që ai të jetë sa më i përgatitur të jetë e mundur nëse e gjen veten përgjegjës.

Van Bronkhorst u emërua trajneri i Feyenoord në vitin 2015 dhe u largua në fund të sezonit të kaluar pasi kishte fituar Eredivisie dhe dy Kupa të Holandës gjatë kohës së tij. /Lajmi.net/