Select Page

Man City ia del kundër Everton, mban në pesë pikë diferencën me Liverpool

Man City ia del kundër Everton, mban në pesë pikë diferencën me Liverpool

20:24 | 28 Shtator 2019

Manchester City ka shënuar një fitore mjaft të mundimshme kundër skuadrës së Everton.

Lojtarët e Pep Guardiolas kanë marrë fitore në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë, duke mposhtur Evertonin me rezultatin 1:3, raporton lajmi.net.

Ishin mysafirët që zhbllokuan rezultatin e këtij takimi, kur në mintuën e 24’ Gabriel Jesus dërgoi në rrjetë topin e pranuar nga Kevin de Bruyne.

Vendasit reaguan në minutën e 33’, me anë të Calvert – Leëin, për të barazuar shifrat në 1:1 dhe për të vështirësuar punët e ‘Citizens’.

Maskën e heroit në këtë takim e veshi Ryiad Mahrez, kur në minutën e 71’ realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë, raporton lajmi.net. Rrugën e golit për Man City e gjeti edhe Raheem Sterling, në minutën e 84′, për të vulosur tri pikët dhe rezultatin final.

Me këtë fitore, Man City numëron 16 pikë pas shtatë xhirove, pesë më pak se liderët e Liverpool. /Lajmi.net/