Select Page

Lukaku: Man Utd më fajësonte mua, Sanchez dhe Pogban për çdo dështim

Lukaku: Man Utd më fajësonte mua, Sanchez dhe Pogban për çdo dështim

8:23 | 22 Gusht 2019

Romelu Lukaku ka goditur Manchester Unitedin për mos bërjen e mjaftueshme për ta mbrojtur atë në media dhe pretendon se ai, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez vazhdimisht u fajësuan për rezultatet negative.

Belgu iu bashkua Interit para mbylljes së dritares së transferimit të Premierligës për 74 milionë euro, vetëm dy vjet nga transferimi i tij në Old Trafford nga Everton.

26-vjeçari u kritikua herë pas here për lojën e tij të dobët në krye të sulmit nën ish-trajnerin Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Ata duhet të gjejnë dikë”, tha Lukaku për LightHarted Podcast. “Është Pogba, jam unë ose është Alexis. Jemi ne të tre gjatë gjithë kohës”.

“Ata duhet të gjejnë dikë tjetër për ta fajësuar. Unë e ngrita dorën time, si, këtë vit nuk mendoj se isha i vetmi që luajta keq. Shumë njerëz po luanin keq, por ata duhej të gjenin fajtorin”.

“Nëse ata duan të më fajësojnë, ju e dini se çfarë, bëni atë, bëni atë që duhet të bëni”.

“Unë mendoj se ekipi ka aq shumë potencial për të bërë gjëra të shkëlqyera. Ka shumë talent. Por nuk është vetëm talent; ju me të vërtetë duhet të ndërtoni një ekip”, zbuloi Lukaku. /Lajmi.net/