Select Page

Low konfirmon numrin një në portën e Gjermanisë

Low konfirmon numrin një në portën e Gjermanisë

18:51 | 6 Tetor 2019

Joachim Low, trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, tha se Manuel Neuer është portieri i parë i përfaqësueses.

Ai gjithashtu shtoi se portieri i Barcelonës, Mark Andre der Steggen do të marrë patjetër një shans në lojërat e ardhshme.

Kujtojmë se e gjithë historia e ‘njësisë’ gjermane ishte nisur nga Ulie Hennes, duke kërcënuar se, përveç nëse ky nuk do të jetë Neuer, asnjë futbollist i Bayernit nuk do t’i lejohet t’i përgjigjet ftesës së trajnerit Low.

Në një intervistë të fundit me ESPN, Joakim Low eliminoi, të paktën për momentin, dilemat se kush është portieri i parë i Gjermanisë.

“Jemi të kënaqur që kemi dy portierë të klasës botërore. Unë kam thënë shumë herë më parë se Neuer është kapiteni ynë që do të drejtojë ekipin në Kampionatin Evropian dhe situata nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike në këtë drejtim”, tha ai. /Lajmi.net/