Select Page

Liverpool – Salzburg, edhe një lajm i keq për Shaqirin

Liverpool – Salzburg, edhe një lajm i keq për Shaqirin

11:17 | 2 Tetor 2019

Sot në kuadër së Ligës së Kampionëve, klubi anglez Liverpool presin në “Anfield”, klubin austriak RB Salzburg.

Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet jashtë formacionit bazë të Liverpoolit.

“Reds” këtë sezon në kampionatin anglez ende nuk di për humbje pasi në shtatë ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar 21 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve humbi nga Napoli.

Salzburg me dallim nga kampioni i Evropës, nuk e ka shijuar shijen e humbjes.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Firmino, Mane

Salzburg (4-4-2): Stankovic, Kristensen, Ramalho, Wober, Ulmer, Minamino, Mwepu, Junuzovic, Szoboszlai, Hwang, Haaland. /Lajmi.net/