Select Page

Liverpool rrezikon të përjashtohet nga EFL Cup, kjo është arsyeja

Liverpool rrezikon të përjashtohet nga EFL Cup, kjo është arsyeja

10:22 | 28 Shtator 2019

Tifozët e futbollit mund të humbasin derbin mes Liverpool dhe Arsenal në kuadër të raundit të katër të EFL Cup.

E gjitha kjo shkaku i një lëshimi të bërë nga skuadra kampione e Evropës.

Mediet në Angli raportojnë se Liverpool mund të përjashtohet nga EFL Cup, shkaku i dyshimit se kanë futur në lojë një lojtar që nuk i ka plotësuar kriteret.

“Jemi të vetëdijshëm për çështjen e mundshme administrative që i përket një prej lojtarëve tanë”, thuhet të ketë deklaruar një pjesëtar i klubit të Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

“Ne po punojmë me autoritetet përkatëse, për t’i vërtetuar të gjitha faktet”./Lajmi.net/