Select Page

”Liverpool do ta humbiste titullin nëse i ndodh kjo gjë”

”Liverpool do ta humbiste titullin nëse i ndodh kjo gjë”

15:30 | 8 Tetor 2019

Liverpooli “nuk do të jetë i njëjti ekip” nëse humbasin Sadio Mane ose Roberto Firmino, thotë Micah Richards, me Manchester City që pritet të ketë ende një garë serioze për titullin e Premierligës.

‘Të Kuqtë’ kanë krijuar një diferencë prej tetë pikësh në krye të tabelës, pasi shijuan një fillim të mrekullueshëm duke fituar tetë ndeshjet e para.

Në të kundërt, City ka pasur luhatje, me Pep Guardiolan që pa skuadrën e tij të pësojë një humbje tronditëse 2-0 në shtëpi ndaj Wolves të dielën, përcjell lajmi.net.

“E vetmja gjë që kam frikë për Liverpoolin është nëse ata mund të kenë disa lëndime”, tha Richards për Radio 5 Live.

“Man City janë pak më të mangët në zonën mbrojtëse për momentin por si kontrast nëse Liverpooli humb Sadio Manen ose Roberto Firminon ata thjesht nuk do të ishin i njëjti ekip”.

“Gjatë rrjedhës së sezonit, unë mendoj se City do të forcohet”, shtoi anglezi. /Lajmi.net/