Select Page

Lista e Real Madridit për ndeshjen me PSG, shikojeni mesfushën

Lista e Real Madridit për ndeshjen me PSG, shikojeni mesfushën

11:08 | 17 Shtator 2019

Real Madrid ballafaqohet me Paris Saint-Germain në xhiron e parë të fazës së grupeve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka probleme serioze para ndeshjes me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” kanë mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, përcjell lajmi.net.

Andaj, Zidane ka aktualisht në dispozicion vetëm tre mesfushorë, Toni Kroos, Casemiro dhe James Rodriguez.

Në skuadër është ftuar edhe anëtari i ekipit të rinjve, Adrian De La Fuente.

Skuadra e plotë: 

Portierët: Courtois, Areola, Altube.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Varane, Odriozola, Mendy, De la Fuente.

Mesfushorët: Kroos, Casemiro, James.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Bale, Lucas V, Jovi, Vinicius Jr, Rodrygo.