Select Page

Liga e Kampionëve: Prishtina lufton deri në frymën e fundit, dështon kundër Legias

Liga e Kampionëve: Prishtina lufton deri në frymën e fundit, dështon kundër Legias

22:22 | 20 Shtator 2019

Prishtina ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në udhëtimin e saj në Poloni, por nuk ka arritur të kalojë tutje.

Në përballjen e dytë kundër Legia Warszava, ‘bardh e kaltrit’ luftuan me të gjitha forcat për një përmbysje të rezultatit, por në fund nuk ia arritën një gjëje të tillë.

Pas 10 minutëshit të parë, Prishtina e gjeti vetën në disavantazh me rezultatin 24:20, shkruan lajmi.net.

‘Bardh e kaltrit’ nuk arritën të përmbysin as në çerekun e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh me rezultatin 42:39.

Çereku i tretë ishte i jashtëzakonshëm për prishtinasit, të cilët arritën të kthejnë rezultatin në favorin e tyre, me 9 pikë epërsi (50:59), shkruan lajmi.net.

Prishtina mund ta siguronte kalimin në fazën tjetër, por nuk treguan një mbrojtje të mirë në momentet vendimtare të çerekut të fundit.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 67:69, për të shkuar në vazhdime, pasi diferenca ishte e njëjtë edhe në ndeshjen në Prishtinë.

Drama vazhdoi në pesë minutat e vazhdimit, por nuk u mbyll aty. Prishtina arriti të mbante epërsinë, por ja ta thellonte më shumë se dy pikë (74:76), shkruan lajmi.net.

Kurse, 5 minutëshi i dytë i vazhdimeve shkoi mbrapsht për kryeqytetasit tanë. Ata u përmbysën nga polakët, të cilët në fund fituan me rezultatin 85:83. /Lajmi.net/