Select Page

Liga e Evropës, dy futbollistët e Kosovës sot përballen me njëri-tjetrin

Liga e Evropës, dy futbollistët e Kosovës sot përballen me njëri-tjetrin

11:09 | 3 Tetor 2019

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Ndryshe nga Liga e Kampionëve, në këtë kompeticion takimet zhvillohen në tre orare të ndryshme 16:50, 18:55 dhe 21:00.

Përballja spikatëse për kosovarët do të jetë padyshim ajo mes Trabzonsporit të Donis Avdijajt dhe Edon Zhegrovës të Baselit, shkruan lajmi.net.

Ndeshja për t’u mos u humbur do të jet edhe ajo mes Arsenalit dhe Standarda Liege të Mërgim Vojvodas, kurse Manchester United udhëton te AZ Alkmaar.

Valon Berisha me Lazion do ta pret në shtëpi ekipin francez Rennes, ndërsa Roma luan kundër Wolfsberger. /Lajmi.net/