Select Page

Lëndimi i Zappacosta – ja sa do të mungojë lojtari

Lëndimi i Zappacosta – ja sa do të mungojë lojtari

20:56 | 4 Tetor 2019

Mbrojtësi i krahut, Davide Zappacosta, ka pësuar një lëndim të rëndë në gju.

Lojtari i cili këtë edicion paraqitej me Romën, ku erdhi si i huazuar nga Chelsea, ka pësuar një dëmtim që do t’ia pamundësojë vazhdimin e aventurës në kryeqytetin italian.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Zappacosta do të mungojë 4 deri në 5 javë, transmeton lajmi.net.

Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, pasi ka dëmtuar ligamentet.

Italiani do të qëndrojë me skuadrën e Romës të paktën deri në fillimin e rehabilitimit. /Lajmi.net/