Select Page

Leicester përmbys Tottenhamin, Maddison heroi

Leicester përmbys Tottenhamin, Maddison heroi

15:22 | 21 Shtator 2019

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Leicester dhe Tottenham Hotspur, e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premierligës.

Leicester ka marrë tri pikë tejet të rëndësishme nga përballja me Spurs, duke përmbysur rezultatin për fitoren 2:1, raporton lajmi.net.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua kur po luhej minuta e 29’, falë golit të shënuar nga ylli anglez, Harry Kane.

Leicester arritën të barazojnë rezultatin vetëm në minutën e 69’, me anë të Ricardo Pereira, raporton lajmi.net.

Goli i përmbysjes që pati vlerën e tri pikëve për Leicester erdhi nga lojtari premtues, James Maddison, i cili realizoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Me këtë fitore, Leicester mban përkohësisht pozitën e dytë në Premierligë, me 11 pikë të grumbulluara.

Tottenham në anën tjetër zbret në pozitën 5, me vetëm 8 pikë në gjashtë ndeshje.  /Lajmi.net/