Select Page

Legjenda e Arsenalit: Wenger duhet të shkojë te kjo skuadër

Legjenda e Arsenalit: Wenger duhet të shkojë te kjo skuadër

11:25 | 4 Tetor 2019

Legjenda e Arsenalit, Pay Parlour, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Arsene Wenger në Premierligë për të marrë drejtimin e Manchester United, por shton se PSG do të ishte puna perfekte për francezin.

Trajneri legjendar kaloi mbi dy dekada te Arsenal, duke ndihmuar ekipin nga Londra për të fituar tre tituj të Premierligës dhe shtatë FA Cup.

Francezi ka qenë larg futbollit që nga largimi nga Arsenal vitin e kaluar, dhe Parlur nuk e sheh ish trajnerin e tij duke u rikthyer në Premierligë.

“Do të mahnitesha nëse Arene do të rikthehej në Premierligë”, ka deklaruar Parlour, përcjell lajmi.net.

“Por ai ka shumë më tepër për të ofruar. Unë gjithmonë mendoja se ai mund të kthehej në Japoni. Ajo ligë po përmirësohet gjatë gjithë kohës dhe pati një moment vërtetë të mirë atje para se t’i bashkohej Arsenalit.

“Për mua, puna më e mirë për të do të ishte PSG. Ajo do të ishte perfekte për të”.

“Në cilin klub do të shkonte në Premierligë? Ai kurrë nuk do të shkonte te Manchester United”./Lajmi.net/