Select Page

Lautaro: Inter duhej të fitonte kundër Barcës

Lautaro: Inter duhej të fitonte kundër Barcës

14:14 | 3 Tetor 2019

Lautaro Martinez beson se Inter meritoi fitoren kundër skuadrës së Barcelonës.

Barcelona ka shënuar mbrëmë një fitore mjaft të vështirë, duke triumfuar 2:1, falë golave të Luis Suarez, por ka prej atyre që mendojnë se kjo fitore nuk ishte e merituar.

Lautaro Martinez beson se Inter duhej të merrte fitoren mbrëmë kundër Barcelonës. Ai ka shprehur edhe mendimin se skuadra la shumë hapësira për Leo.

“Goli im duhet lënë anash. Ne duhej të fitonim dhe po bënim mirë” ka thënë Lautaro, transmeton lajmi.net.

“Duhet t’i konkretizonim shanset e krijuara. Messi është lojtari më i mirë në botë, dhe Barca mposhtën vështirë kur ai është në fushë” ka thënë tutje argjentinasi i Inter.

“Nuk mund t’i lësh asnjë centimetër hapësirë, përndryshe, loja del nga duart” ishin fjalët e Martinez.

Martinez i dha epërsinë skuadrës së Inter me një gol të shënuar pas vetëm dy minutave, por ky gol nuk mjaftoi. /Lajmi.net/