Select Page

Lajme të mira për Realin para derbit me Atleticon

Lajme të mira për Realin para derbit me Atleticon

20:27 | 26 Shtator 2019

Real Madrid filloi përgatitjet për derbin e Madridit të enjten me një seancë stërvitore e cila ishte në harmoni të plotë.

Marcelo është rikthyer dhe mori pjesë në disa seanca me grupin për të parë se si po shkon rikuperimi i tij dhe të vlerësohen shanset e tij për të luajtur të shtunën në mbrëmje.

Isco dhe Luka Modric janë dy emrat tjerë që pritet të luajnë ndaj Atleticos, pasi janë rikthyer në stërvitje të plotë, përcjell lajmi.net.

Sergio Ramos, Casemiro dhe Toni Kroos janë tre lojtarët që do startojnë sigurt në ‘Wanda Metropolitano’.

Ata stërvitën gjatë ditës së sotme, por me më pak intensitet se të tjerët. /Lajmi.net/