Select Page

Kushti i Neymarit për të tërhequr padinë kundër Barcelonës

Kushti i Neymarit për të tërhequr padinë kundër Barcelonës

9:12 | 28 Shtator 2019

Barcelona dhe Neymar janë ballafaquar ditën e premte në gjykatë, në lidhje me padinë se braziliani i ka bërë ish skuadrës së tij, me arsyen që nuk i ka paguar 26 milionë eurot që i takojnë.

Neymar, edhe pse ka shprehur dëshirë të madhe për t’u rikthyer te Barcelona, ai nuk duket i gatshëm të kursejë ish skuadrën e tij.

Madje, duket se këtë padi ka vendosur ta shfrytëzojë për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’.

Sipas Mundo Deportivo, Neymar i ka bërë të ditur Barcelonës, se ka një kusht me të cilin mund ta tërheq padinë.

Ai dëshiron që t’i garantohet transferimi verën e ardhshme nga Barcelona, si kusht për të hequr dorë nga padia./Lajmi.net/