Select Page

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet e tetorit

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet e tetorit

18:25 | 8 Tetor 2019

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës së muajit tetor.

Kosova më 10 tetor zhvillon ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.

14 tetori sjellë përballjen interesante dhe shumë të rëndësishme për ‘Dardanët’, që presin Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes po vazhdon përgatitjet për këto dy ndeshje.

Në këto momente (e martë, 18:20), Kosova po kryen stërvitjen e radhës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/