Select Page

Kosova – Gjibraltari, ja edhe sa pak bileta kanë mbetur për t’u shitur

Kosova – Gjibraltari, ja edhe sa pak bileta kanë mbetur për t’u shitur

23:15 | 3 Tetor 2019

Muaji tetor do të jetë zbavitës për tifozët e futbollit në Kosovë.

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj zhvillon dy ndeshje, njërën miqësore kundër Gjibraltarit më 10 tetor, dhe më 14 tetor kualifikuese për Euro 2020 përballë Malit të Zi.

Biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar kanë dalë në shitje që disa ditë, dhe pjesa më e madhe e tyre tashmë janë shitur.

Sipas asaj që figuron në Tiks.app, kanë mbetur vetëm edhe 3150 bileta për t’u shitur për këtë ndeshje, apo thënë ndryshe 70 për qind e biletave janë shitur.

Kur dihet se deri në zhvillimin e ndeshjes kanë mbetur edhe një javë, pritet që të gjitha biletat të shiten.

Shitja e të gjitha biletave dhe një stadium i stërmbushur nuk është diçka e pazakontë në Kosovë, por do të ishte diçka e jashtëzakonshme për Kombëtaren e Gjibraltarit, që nuk janë mësuar të luajnë një ndeshje në një atmosferë të zjarrtë, siç krijohet në ‘Fadil Vokrri’.

Biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar i gjeni në këtë LINK./Lajmi.net/