Select Page

Kombëtarja U19 i mbyll kualifikimet me barazim kundër Turqisë

Kombëtarja U19 i mbyll kualifikimet me barazim kundër Turqisë

22:30 | 8 Tetor 2019

Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave e ka mbyllur me barazim 2:2 kundër Turqisë raundin e parë kualifikues për Euro 2020, që u mbajt pikërisht në qytetin turk, Manavgat.

Dardanet e reja në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 12, kanë luajtur shumë mirë, por një gol i pësuar në minutat shtesë ia ka mohuar fitoren dhe si rrjedhojë edhe pozitën e tretë në grup, pasi turket në fund rezultuan të kishin goldallim më të mirë.

Turqia kaloi e para në epërsi që në minutën e tretë me golin e shënuar nga Shehriban Dulek, por Kosova arriti ta përmbysë rezultatin me golat e shënuar nga Albulena Fejza në minutën e 36-të dhe Anjeza Rexhepi në minutën e 67-të.

Mirëpo, në momentet kur pritej përfundimi i ndeshjes dhe gëzimi i Dardaneve, një pakujdesi të vogël e shfrytëzoi Xhansu Gyrel, për të barazuar shifrat e kësaj ndeshjeje.

Kësisoj, Kosova U19 i mbylli këto kualifikime me dy humbje e një barazim, ngase ndeshjen e parë e humbi nga Danimarka (8:0) dhe ndeshjen e dytë nga Hungaria (6:1)./Lajmi.net/