Select Page

Klopp zbulon një detaj interesant: Nuk e shikova kornerin e Alexander-Arnold

Klopp zbulon një detaj interesant: Nuk e shikova kornerin e Alexander-Arnold

13:19 | 24 Shtator 2019

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai nuk e pa goditjen e këndit të Trent Alexander-Arnold kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, pasi ai u kthye për të biseduar me ndihmësin e tij.

Menaxheri i Liverpool thotë se ai nuk e ka parë kornerin, por vetëm kur Divock Origi e futi topin në rrjetë dhe e ka shikuar atë gol me mijëra herë.

“Fatkeqësisht, momenti më i pabesueshëm në historinë e Ligës së Kampionëve… unë nuk e pashë me të vërtetë”, shkroi Klopp në një kolonë për Tribune The Players, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta kjo është një metaforë e mirë për jetën e një menaxheri të futbollit, unë nuk e di. Por unë plotësisht e humba momentin e gjenialitetit të Trent Alexander-Arnold”.

“Unë pashë topin të dilte nga një qoshe. Pashë Trentin duke ecur sipër për ta marrë atë. Pashë Xherdan Shaqirin duke e ndjekur atë, por isha duke biseduar me ndihmësin tim”, zbuloi trajneri gjerman. /Lajmi.net/