Select Page

Klopp nuk i gëzohet dëmtimit të Ederson, pret që portieri të kthehet për derbin

Klopp nuk i gëzohet dëmtimit të Ederson, pret që portieri të kthehet për derbin

20:31 | 7 Nentor 2019

Jurgen Klopp ka komentuar dëmtimin e Ederson Moraes, para ndeshjes Liverpool – Manchester City.

Ederson ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit që Manchester City e luajti në Ligën e Kampionëve, duke rrezikuar të humb kështu derbin e madh me Liverpool.

Klopp ka dhënë disa komente lidhur me situatën e portierit brazilian, duke shprehur besimin se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.

“Nëse ai nuk luan, atëherë do të kishte ndryshim, sepse Ederson është pjesë e rëndësishme e lojës. Bravo mund të bëjë gjëra të ngjashme – të njëjtat nuk i bën askush” ka thënë Klopp fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Por, pres 100% që ai të luajë. Ai është një lojtar i madh. Vitin e kaluar ishte situatë e ngjashme kur ai pësonte një dëmtim, por rikthehej në kohë” ka shtuar trajneri i Liverpool.

Mbetet të shihet nëse braziliani do të jetë i gatshëm për ‘Reds’. Gjasat janë të mëdha që ai të kthehet. /Lajmi.net/