Select Page

Klopp jep të rejat për Alisson, zbulon se kur kthehet braziliani në stërvitje

Klopp jep të rejat për Alisson, zbulon se kur kthehet braziliani në stërvitje

12:31 | 27 Shtator 2019

Jurgen Klopp ka zbuluar të rejat e fundit rreth gjendjes fizike të Alisson Becker.

Klopp ka dhënë lajmin e shumëpritur nga tifozët e Liverpool, lidhur me rikthimin e Alisson në stërvitjet e skuadrës.

Sipas fjalëve të trajnerit gjerman, të thëna në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sheffield, portieri brazilian do t’i kthehet stërvitjeve gjatë këtij vikendi, saktësisht ditën e diele, transmeton lajmni.net.

Ky është lajm tejet pozitiv për ‘Reds’, duke pasur parasysh se Alisson konsiderohet më i miri në botë për pozitën e tij.

Becker pranoi çmimin e portierit në botë, nga FIFA, gjatë kësaj jave. /Lajmi.net/