Select Page

Klopp: Guardiola trajneri më i mirë – nder që nominohem krahë tij për çmimin e më të mirit

Klopp: Guardiola trajneri më i mirë – nder që nominohem krahë tij për çmimin e më të mirit

9:29 | 27 Shtator 2019

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë.

Klopp ka pranuar çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2019, nga FIFA, por ai ka thënë se rivali që udhëheq Manchester Cityn është një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

“Pep Guardiola… Çfarë mund të them? Ai ka fituar shumë tituj. Mënyra se si skuadrat e tij luajnë…” ka thënë fillimisht Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ai është i jashtëzakonshëm; lehtësisht, trajneri më i mirë me të cilin jam përballur. Është nder të dominohem krahë tij” ka thënë tutje gjermani.

Dy trajnerët fantastikë janë përballur me njëri tjetrin rregullisht kohëve të fundit. Klopp ishte tek Borussia Dortmund kur Guardiola mbërrinte në Gjermani, në vitin 2013, për të drejtuar Bayern Munich. /Lajmi.net/