Select Page

Klopp flet për gjendjen e Alisson, Matip dhe Shaqiri

Klopp flet për gjendjen e Alisson, Matip dhe Shaqiri

15:22 | 4 Tetor 2019

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alisson Becker është rikthyer në stërvitje te Liverpool, ndërsa ka zbuluar se Joel Matip dhe Xherdan Shaqiri do të mungojnë për ndeshjen e së shtunës përballë Leicester City.

Alisson nuk është paraqitur që nga lëndimi i pësuar gjatë ndeshjes së parë të Premierligës përballë Norwich.

Matip dhe Shaqiri nuk do të grumbullohen për ndeshjen kundër Leieceter City shkaku i lëndimit.

“Alisson ka stërvitur me ekipin (për herë të parë). Por nëse i dini seancat e portierëve, ata shpesh janë shumë më intensiv se seancat e futbollit. Ai dukej më të vërtetë mirë”.

“Ne do të shohim, unë kam për të folur me njerëz të ndryshëm para se të vendosi për këtë”.

“Joel dukej mirë por nuk është gati për nesër, e as Shaqiri”./Lajmi.net/